Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Pekin është takuar edhe me presidentin rus Vladimir Putin është me të cilin ka biseduar edhe për situatën në Kosovë.
Putini ka konfirmuar se Moska zyrtare po vëzhgon nga afër situatën dhe se do të ofrojë mbështetje për Serbinë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
Në fillim të takimit dypalësh, siç raporton Novosti, Vuçiq u ankua se nuk po i kupton, siç u shpreh ai lëvizjet e pabesueshme të Prishtinës. Temë e bisedës thuhet se ishte gjithashtu edhe takimi i ardhshëm në Berlin.
Putin thuhet se falënderoi Presidentin rus për mbështetjen e tij, veçanërisht kur është fjala për ruajtjen e integritetit territorial dhe integritetit të vendit.
Ndërkaq Putin u shpreh se Rusia po e vëzhgon nga afër situatën në Kosovë dhe se do t’i ofrojë mbështetje Serbisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.