×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeqyteti

    Pyetet për mundësinë e koalicionit me AAK-në, Rama: Jemi të hapur për të gjitha partitë

    Reporteri
    03 Korrik 2024 | 21:10
    Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpairm Rama, është pyetur nëse LDK-ja në Prishtinë është afër lidhjes së koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Rama nuk ka dhënë përgjigje direkte, por vetëm ka thënë se janë të hapur për të gjitha partitë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne i kemi ftuar të gjithë dhe i ftojmë të gjithë dhe vazhdojmë t’i ftojmë të gjithë.  Jemi të hapur për të gjitha partitë”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka folur edhe për prishjen e koalicionit me PDK’në, që erdhi pas shkarkimit të Drejtorit të Shërbimeve Publike.

    “Nuk është këtu punë e shkarkimit të drejtorëve, prishjeve të koalicionit., Unë e kam thënë edhe kam qenë me sinqeritetin më të madh, shkarkimi i shërbimeve publike ka qenë si rezultat i problemit me mbeturina. E ka pas një periudhë kohore 1 vjecare… Nëse një parti vendos tash me i tërheq edhe ekipin e vetë si rezultat i një problem që është dashtë me zgjidh kryeqyteti, ai nuk është problem i imi. Është problem i asaj partie…Unë kam thanë që pranoj vetëm drejtorë që janë të profilizuar dhe janë profesionistë”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.

    Rama thotë se i kanë votat që ta kalojnë Planin Zhvillimor Komunal: Tregon trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!