Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë prezantimin e Qalajt në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.
Hoxhaj ka thënë se Qalaj për një kohë të gjatë ka udhëhequr një nga institucionet më kredibile në vend, derisa është shprehur se do të jetë edhe kandidat për deputet.
Ndërkohë Qalaj ka thënë se ka vendosur të hyjë në politikë për të ndalur degradimin e institucioneve të sigurisë.
Ai është shprehur se në vitin e fundit ka pasur një degradim të institucioneve të sigurisë, Policisë dhe AKI-së.
“Në këtë parti kam pasur shumë shokë e miq që kanë kontribuar për lirinë e vendit. Ka qenë një vendim i vështirë të jap dorëheqje nga Policia e Kosovës.
“Rrethanat sidomos vitin e fundit ndryshuan dhe filloi një degradim i institucioneve të sigurisë, meqenëse ky degradim po vie nga politika vendosa që vet të kyqem në politikë dhe ti forcoj këto institucione të sigurisë”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.