×
  • Lajme
  • Lajme

    Që 5 ditë është zhdukur një djalë nga Fushë Kosova

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 11:21

    Numri i personave që po dalin nga shtëpia dhe nuk po dihet për fatin e tyre po bëhet shqetësues.


    Një person nga Fushë Kosova ka njoftuar se vëllai i tij është zhdukur.

    Rasti ka ndodhur mëngjesin e 27 nëntorit, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    “Fushë Kosovë 27.11.2020-10:00. Me 01.12.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se vllau i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, njofton Policia.

    Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!