Pas pesë javësh i zhdukur është gjetur pa shenja jete 80 vjeçari nga Prishtina, Enver Berkolli, shkruan Reporteri.
Lajmin e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Posa u informova se Enver Berkolli është gjetur pa shenja jete. Ndjej dhimbje dhe pikëllim të thellë me familjen Berkolli. Në emër timin dhe në emër të të gjithë vullnetarëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.
Rasti për Reporterin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi ka konfirmuar se rreth orës 15:35 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë.
“Mund të konfirmojmë se, me datë 02.10.2020 rreth orës 15:35 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor për trajtim të rastit”, ka thënë ajo.
Enver Berkolli ishte zhdukur 5 javë më parë, gjersa për kërkimin e tij ishin angazhuar edhe grupi i vullnetarëve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.