×
  • Lajme
  • Lajme

    Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë u kryen 69 grabitje të armatosura

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 18:30

    Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë është raportuar për disa grabitje të armatosura.


    Zyra për Informim dhe Medie me Publikun në Policinë e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se që nga muaji mars e deri në nëntor janë kryer gjithsej 69 grabitje të armatosura.

    Në pesë nga këto raste pati edhe persona të lënduar, ndërsa 42 prej tyre shkaktuan vetëm dëme materiale, shkruan Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Reporterin se rastet më të shpeshta të grabitjeve janë në rajonin e Prishtinës.

    Në Prishtinë ndodhën gjithsej 37 raste të grabitjeve të armatosura që nga fillimi i pandemisë, ku në 28 prej tyre u shkaktuan dëme materiale.

    Pas Prishtinës renditet Prizreni me 6 grabitje të armatosura në periudhën mars-nëntor, madje në dy raste pati edhe persona të lënduar.

    Ndërsa në një përgjigje zyrtare nga ZIMP për Reporterin, bëhet e ditur se në periudhën janar-tetor 2020 janë evidentuar 118 grabitje të të gjitha llojeve, shifër kjo që ka pësuar ulje për 7.08% në krahasim me vitin 2019 ku për periudhën e njëjtë ishin evidentuar 127 grabitje.

    Rasti i fundit ndodhi të shtunën e 5 dhjetorit në një filial për transfere parash.

    Ankuesja kosovare ka deklaruar se gjatë kohës që ishte duke punuar, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!