×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se që nga mesnata kanë vdekur edhe katër persona si pasojë e COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 10:26

    Edhe katër persona dyshohet se kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19.


    Burime të Express kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese. Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

    Ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë burime të Express brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Trupat e pajetë të të vdekurve do të shkojnë edhe për obduksion.

    “Të gjitha viktimat kishin edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare”, ka thënë një zyrtar i QKUK’së.

    Deri tash në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 356 persona, janë shëruar 1 mijë e 874. Në gjithë botën janë prekur mbi 11 milionë me virusin me koronë, janë shëruar 5.9 milionë ndërsa kanë vdekur mbi 520 mijë pacientë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!