×
  • Lajme
  • Lajme / Bllokada

    Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare

    Reporteri
    07 Shtator 2024 | 19:55

    Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak.

    Në njoftimin e tyre thuhet se qytetarët do të mbahen të informuar për çdo zhvillim të ri.

    “Njoftohen të gjithë qytetarët se janë hapur për qarkullim PKK Merdarë dhe PKK Bërnjak. QKMK dhe autoritetet kompetente do të vazhdojnë t’u mbajnë të informuar për çdo zhvillim të ri. Për më shumë thirrni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë)”, thuhet në njoftim.

    Ishte Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ai që fillimisht ka bërë të ditur se pikat kufitare në Merdarë e Bërnjak janë hapur për qarkullim.

    Svçla tha se hapja e tyre është bërë pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë.

    “Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, ka shkruar Sveçla.

    Përfaqësues nga disa shoqata serbe i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht vetëm udhëtarët me dokumente kosovare në pjesën serbe pranë pikave kufitare me Kosovën, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka akuzuar Policinë e Serbisë së para syve të tyre po lejojnë që grupet të ekstremistëve të bllokojnë kalimet në pikat kufitare me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!