Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, po raporton para Komisionit për arsim, shkencë, teknologji, inovacion, kulturë, rini dhe sport, në lidhje me reformat në arsim në Komunën e Kamenicës.
Ai ka thënë se largimi i nxënësve në këtë komunë është rritur në 40 për qind brenda 10 vjetësh dhe se për 25 klasa kanë nga vetëm 1 nxënës, e në shtatë shkolla ka më pak se 5 nxënës.
Kastrati ka shtuar se është i vetëdijshëm edhe për pengesat që po i dalin gjatë këtij procesi, duke thënë se nuk do të ndalet, me gjithë presionin e sabotimeve që po i bëhen si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë komunës të cilin ai drejton.
“Nuk jam i verbër dhe i shurdhër dhe jam i vetëdijshëm për sabotimin që po i bëhet iniciativës sonë nga njerëz brenda komunës dhe partive, por nuk i nënshtrohemi këtë presioni. Nuk mund t’i lejojë vetes që një nxënës të shkojë në shkollë pa shokë klase”, ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.