Qentë endacakë po vazhdojnë të jenë një ndër problemet kryesore në Prishtinë, ashtu si edhe në komunat e tjera të Kosovës.
Në një foto të publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë, sot janë parë një grumbull i qenve endacakë në rrugën “Muharrem Fejza”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndryshe, gjatë muajve të fundit, disa herë qytetarët kanë raportuar se janë sulmuar nga qentë endacakë.
Rasti i fundit është ai më 5 janar, ku një 70 vjeçar është sulmuar nga qeni në Komunën e Prishtinës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.