Komentatorja dhe analistja shqiptare e “Procesit Sportiv”, Qëndresa Krelani “Qeqa” ka folur për fitoren e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditë më parë në Kosovë, shkruan Insporti.com.
“Qeqa” komentoi fitoren e madhe të Kurtit, duke thënë se nga një student që ka udhëhequr protestat kundër regjimit serb është kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
“E shihni çfarë revolucioni bëjmë ne në Kosovë. Nga një çun i cili ishte një student, iniciator dhe lider i protestave kundër regjimit serb, tashmë është një kryeministër i ardhshëm. Është shembull më i mirë që ëndrra e një studenti mund të bëhet realitet. Edhe nëse doni me ditë për kë kam votuar, unë kam votuar për ata që kanë fituar”, ka deklaruar ajo në emisionin sportiv në Shqipëri “Procesi Sportiv”.
“Qeqa” tash e një kohë është bërë analiste e përhershme e emisionit të njohur “Procesi Sportiv”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.