Pranë maleve të Sharrit është zhvendosur kabineti qeveritar Kurti këtë të shtunë. Ministrat bashkë me shefin e tyre, Albin Kurtin janë mbyllur tërë ditën në njërin prej hoteleve në Prevallë për të finalizuar programin qeverisës.
E për kujdesen e tyre kishin ardhur edhe forcat e rendit. Siguria ishte ne nivel përreth hotelit.
Në anën tjetër, organizatori i kësaj mbledhje, zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë që prej këtu do të dalin me një planprogram.
Tutje Haki Abazi tha që 150 euro ka kushtuar salla, ku kanë qëndruar gjatë gjithë ditës po ashtu edhe një drekë që Abazi ka thënë do e bëjnë publike më vonë.
Mirëpo edhe pse aktualisht, çështja e tarifës është tema më e nxehtë ajo nuk u diskutua fare në këtë mbledhje maratonike.
Këtë e ka konfirmuar edhe zv.kryeministri Avdullah Hoti.
Por për këtë çështje ai thekson që duhet të ketë koordinim me amerikanët.
Ky takim zgjati rreth dhjetë orë e pasi përfundoi vetë Kurti tha që shumë shpejt ky planprogram do të dërgohet në qeveri për miratim.
Tutje Kurti ka përmendur edhe 10 temat kryesore të cilat i kanë trajtuar në mbledhje të prira nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.