Lëvizja Vetëvendosje në seancën publike dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese si parashtruese e kërkesës, për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, vlerëson se vota e këtij të fundit, i dënuar me burgim efektiv për korrupsion, ishte e pavlefshme në kohën kur e dha atë për Qeverinë Hoti.
Por këtë kërkesë të Vetëvendosjes e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, Besnik Berisha, duke ka konsideruar të papranueshme, shkruan Reporteri.net.
Sipas Berishës, çështja e dënimit të deputetit Arifi nuk mund të lidhet me legjislaturën e shtatë, por me atë paraprake.
Ai ka thënë në fjalën para Gjykatës Kushtetuese se koha e dënimit të Arifit nuk lidhet me legjislaturën kur deputeti votoi pro formimit të Qeverisë Hoti, dhe se deputeti në fjalë nuk ka pasur dënim që ia mohonte të drejtën e zgjedhjes.
“Zoti Arifi e ka humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë. Pasojat e këtij vendimi janë ekzekutuar dhe kanë pasur fuqi në mandatin e gjashtë. Është e parëndësishme kur është njoftuar Kuvendi”, tha Berisha. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.