Qeveria e Kosovës pritet që nesër të mbajë mbledhjen e radhës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kyreministrit, por dihet se çfarë do të diskutojnë qeveritarët.
Mbledhja e Qeverisë, pritet të fillojë nga ora 08:30, dhe një prej temave që mund të diskutohet është edhe lehtësimi i masave kundër coronavirusit.
Ka qenë vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili sot tha se pas analizimit të situatës do të dalin me një qëndrim.
Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë, duke shtuar që janë në kontakt me OBSH’në lidhur me sigurimin e vaksinës.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona nga coronavirusi, 1 rast nga Spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.
Sot 61 raste u konfirmuan pozitiv dhe 119 persona u shëruan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.