Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës është institucioni që ka pranuar më së shumti dhurata gjatë vitit 2020, shkruan Reporteri.net.
Kështu del nga raporti i publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Sipas këtij raporti të AKK-së, Qeveri ka pranuar 24 dhurata, kurse Kuvendi vetëm 1.
Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2020 ka pranuar njoftimin nga 15 institucione, të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata 4 nga këto institucione, ndërsa 11 kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak.
Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Kuvendi i Kosovës 1 dhuratë; Zyra e Kryeministrit 24 dhurata; Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren 8 dhurata; Kuvendi Komunal Rahovec 1 dhuratë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.