×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ka miratuar vendimin për shpalljen muze të ish-burgut në Prishtinë

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 21:14

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për inicimin e procedurave për shpalljen muze të ish-burgut në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.


    Nga Zyra e Kryeministrit thonë se ky vendim u mor në mbledhjen e 34-të të qeverisë në detyrë, njofton KlanKosova.

    “Në mbledhjen e sotme, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar edhe vendimin për shprehje të vullnetit dhe interesit që Ndërtesa e ish-burgut në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, të shpallet muze”.

    “Me këtë vendim është obliguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministrinë e Financave dhe Transfereve, dhe në pajtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Ligjin për Institucionet e Kulturës dhe me legjislacionin tjetër në fuqi, të zhvillojë të gjitha procedurat e nevojshme dhe t’i propozojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës themelimin e këtij Muzeu”, thonë nga Zyra e Kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!