×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria merr masa të reja edhe për transportin publik

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 15:25

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka bërë të ditur masat e reja parandaluese për përhapjen e koronavirusit.


    Masa të reja qeveria ka marrë edhe sa i përket transportit publik.

    Kryeministri Avdullah Hoti tha se do të përgjysmohen kapacitetet e transportit publik.

    “Transportit publik do t’i përgjysmohen kapacitetet”, tha Hoti.

    Këto masa të reja u morën pas takimit të kryeministrit Hoti me drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe pritet të votohen në mbledhjen e Qeverisë që do mbahet në ora 15:00.

    Ky takim vjen në kohën kur në Kosovë, është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi dhe rastet e vdekjeve nga ky virus.

    Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar 557 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Vetëm gjatë të shtunës, autoritetet kanë konfirmuar se nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, kanë vdekur tetë pacientë.

    Gjatë ditës, mediat kanë raportuar se edhe pesë pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, teksa aktualisht në Kosovë janë 66 raste të konfirmuara të vdekjeve nga ky virus. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!