Pas propozimit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Arkivat e Kosovës.
Njoftimi u dha nga vetë Gashi, i cili tha se ky dokument ka për synim zhvillimin e politikave në lidhje me përmirësimin e ngritjes dhe funksionalizimin e plotë të rrjetit arkivor, resurseve njerëzore, infrastrukturën fizike, grumbullimin e materialeve arkivore, digjitalizimin e dokumenteve etj.
“Njëra ndër çështjet më të rëndësishme të këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore, si dhe shfrytëzimi i informacioneve që ofrojnë dokumentet, të cilat do të ndikonin njëkohësisht edhe në ruajtjen fizike të tyre nga shkatërrimi i mundshëm fizik, e posaçërisht do ta ngriste efiçiencën për shfrytëzim më efikas të lëndës arkivore nga hulumtuesit”, deklaroi ministri. /Kp
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.