Qeveria e Kosovës ka miratuar rregulloren për përcaktimin dhe pranimin e rasteve të sinjalizuesve.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është votuar para dy vitesh, por që nuk është nxjerrë rregullorja, prandaj kanë përshpejtuar miratim e saj.
“Siç jeni në dije Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka hyrë në fuqi në vitin 2018 dhe i njëjti ka paraparë se brenda gjashtë muajsh të nxjerrët edhe rregullorja për mbrojtjen e sinjalizuesve, pra për mbrojtjen e zyrtarëve që raportojnë shkeljet që ndodhin brenda institucioneve. Miratimi i saj është vonuar për dy vite. Rregullorja përmban 19 nene, ku rregullon të drejtat e sinjalizuesve”, tha Haxhiu.
Pro miratimit të kësaj rregullore kanë votuar të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës.Ndryshe, Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve përcakton rregullat për sinjalizimin, procedurën e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.
Sinjalizues është çdo person i cili raporton ose shpalos informacione për një kërcënim ose cenim të interesit publik në kontekstin e marrëdhënies së vet të punës në sektorin publik ose privat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.