×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndalon edhe të pamet në Kosovë

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 15:22

    Në propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshim të masave anti-COVID, ndalohet që të zhvillohen të pamet, që ishin të lejuara deri tash.


    Sipas këtij propozimi, të ndaluara vazhdojnë të jenë grumbullimet me më shumë se 10 personave.

    Ky vendim i ndalon dasmat, trajnimet e homazhet, që konsiderohen grumbullime me rrezik të lartë të shpërndarjes, shkruan Reporteri.net.

    “Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona (mbledhjet, semindaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhet në vendimin e Qeverisë, i cili do të nënshkruhet sot nga kryeministri.

    Ndryshe, në këtë vendim, kafenetë mbyllen nga 6 deri më 18 prill si dhe vendoset ora policore nga ora 22:00 deri në orëbn 05:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!