Qeveria ndan 6.8 milionë euro për barna nga lista esenciale

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e saj të radhës. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës. Po ashtu është marrë vendim që të ndahen 6,8 milionë euro për furnizimin me barna nga lista esenciale.


Hekuran Murati – ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike.

“Ndahen mjete financiare 6,8 milionë euro në Ministria e Shëndetësisë në nën-programin shërbime përkatëse farmaceutike. Mjetet nga pika 1 e këtij vendimi, ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike që të furnizohet sigurimi me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë”.