Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi për ndarjen e bursave ndaj studentëve shqiptar.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 1234 familje shqiptare.
“500 euro do t’i ndahen studentëve të vitit të parë. 600 euro studentëve me notë mesatare nga 6 deri 8. 700 euro studentëve me notë mesatare nga 8 deri 10. 500 euro do t’i përfitoj secila familje shqiptare e vendit tonë që i ka 3 fëmijë në procesin edukativo-arsimor dhe nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur)”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.