Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ndau katër milionë euro për minatorët e Trepçës për të tejkaluar krizën në të cilën ndodhen ku kanë dy muaj pa paga, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se minatorëve të Trepçës aktualisht u është ekzekutuar vetëm paga e muajit qershor.
Ai tha se presin që ditëve në vazhdim të ekzekutohet dhe ajo e korrikut, pasi bëhet fjalë për dy muaj.
“Po të muajit qershor ju kanë dalë pagat minatorëve. E tash po presim që këto ditë me dalë edhe e muajit korrik, se janë dy muaj”, tha Januzi për Reporteri.net.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e javës kaluar të qeverisë kritikoi Trepçën, duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.
“Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, kishte deklaruar Kurti.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.