×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria për Reporteri: Së shpejti do të ketë takim në Bruksel, por ende s’është konfirmuar dita

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 18:21

    Autor: Mirlind Behluli


    Gjatë ditës u raportua se këtë javë do të ketë takim në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë. Madje për këtë u deklarua edhe BE që tha se të mërkurën që vjen pritet të takohen delegacionet e dy vendeve.


    Se takim do të ketë së shpejti e ka konfirmuar në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net” edhe Qeveria Kurti.

    Por, nga ekzekutivi nuk kanë caktuar javë e madje as ditë se kur do të ndodh një gjë e tillë.

    “Duket se do ketë takim së shpejti. Po ende nuk është konfirmu përfundimisht dita”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për Reporteri.net.

    Tutje Kryeziu tha se takimi që pritet të ndodh shpejt nuk do të jetë ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Ndryshe gjatë ditës BE ka deklaruar se në Bruksel pritet të mblidhen të mërkurën Besnik Bislimi, zëvendës kryeministër i Kosovës, dhe Petar Pekoviq, shefi i ekipit negociator të Serbisë.

    Që nga zbatimi i reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, BE, por edhe akterët e tjerë ndërkombëtar, kanë bërë thirrje për mos përshkallëzim të situatës.

    Po ashtu, kryeministri Kurti ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë për de-eskalimin e situatës në veri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!