×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria planifikon t’i prekë taksat

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 8:30

    Ministria e Financave ka në plan që këtë vit të iniciojë ndryshimin e disa ligjeve që prekin taksat.


    Veç kësaj, do t’i fuzionojë në një agjenci të vetme edhe dy institucionet që mbledhin taksat brenda shtetit e edhe në kufi – Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës.Synimet e këtilla janë shprehur në draftin e Programit Legjislativ për vitin 2020.

    Programi ende nuk ka kaluar në Qeveri, por bazuar në draftin e siguruar nga gazeta, Ministria e Financave ka paraparë t’i hartojë ose ndryshojë 17 ligje. Në mesin e tyre janë edhe disa që lidhen me taksat, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është paraparë të finalizohen deri në qershor, kur edhe është planifikuar t’i përcillet Qeverisë për miratim, e pastaj edhe Kuvendit.

    Brenda të njëjtit muaj është planifikuar të procedohet edhe Projektligji për tatimin në të ardhurat personale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!