×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Qeveria pritet të marrë sot vendim për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë

    Reporteri
    10 Korrik 2024 | 9:07

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbledhë sot ministrat në mbledhjen e radhës të Qeverisë.

    Në rend të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë gjithsej 17 pika.

    Ndër të tjera ekzekutivi sot do të shqyrtojë propozim-vendimin për shpalljen e datës 11 korrik, ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në mbledhjen e sotme po ashtu do të shqyrtohet propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programi Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024.

    Në mbledhjen e sotme pritet të merren disa vendime për shpronësime, e po ashtu do të shqyrtohet edhe Drafti i Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani i Veprimit.

    Mbledhja e Qeverisë pritet të nisë në ora 14:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!