×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria shkarkon bordin e KEK-ut, “Ibër Lepencit” dhe “Hidroregjionit Jugor”, emëron bordet e përkohshme

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 17:49

    Qeveria në detyrë  në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të KEK-ut, Bordin e “Ibër Lepencit” dhe Bordin e “Hidroregjionit Jugor”.


    Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.

    “Qeveria ka shkarkuar bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren. Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit”, thuhet në komunikatë.

    Me po këto vendime, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve:

    Komunikata e plotë:

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

    Qeveria ka shkarkuar bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren. Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit. Me po këto vendime, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve:

    – Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.:

    1. Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;

    2. Merita Kasapolli, drejtore;

    3. Arbnor Pula, drejtor; dhe

    4. Bezad Halilaj, drejtor.

    – Në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.:

    1. Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore;

    2. Alban Fetahu, drejtor;

    3. Bekim Selimi, drejtor; dhe

    4. Nazmi Pllana, drejtor.

    – Në ndërmarrjen publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren:

    1. Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor;

    2. Arieta Vula-Pozhegu, drejtore;

    3. Altin Sahiti, drejtor; dhe

    4. Edmond Halimi, drejtor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!