×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria tërheq projektligjin për financimin e partive politike

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 15:37

    Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për tërheqjen nga procedurat e shqyrtimit në Kuvend, të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike.


    Kryeministri Haradinaj, në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Shoqërisë Civile.

    “Pas rekomandimit të Shoqërisë Civile, për ndryshimet e pësuara në Komisionet Parlamentare, miratuam vendimin për tërheqjen e Projektligjit për Financimin e Subjekteve politike dhe për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shoqëria civile kishte kundërshtuar ashpër projektligjin për financimin e subjekteve politike.

    Ata kishin zhvilluar edhe një protestë para Kuvendit të Kosovës.

    Organizatat e shoqërisë civile kishin vlerësuar së Projektligji për financim të subjekteve politike është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe reformën zgjedhore të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës.

    projektligjit për financimin e subjekteve politike.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se organizatat e shoqërisë civile me të drejtë po kundërshtojnë këtë projektligj, dhe se sipas tij, asnjë projektligj, e aq më pak ky për Financimin e Partive Politike, i cili bie ndesh me frymën kushtetuese dhe parimet zgjedhore sipas standardeve të BE-së, nuk do të përkrahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!