Qeveria e Kosovës i ka cilësuar 40 javët e saj si rekorde për numrin e projektligjeve të miratuara.
Në 53 mbledhje të Qeverisë janë miratuar 119 projektligje, e që sipas tyre është rekord i të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Viti 2021 paraqet rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Për 40 javë qeverisje në vitin 2021, kishim 53 mbledhje të Qeverisë, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje – numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit”, thuhet në një publikim në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës në Facebook.
Përveç për nga numri rekord, Qeveria thotë se ka shënuar rritje edhe në cilësi, mëqe shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përben një standard shumë të lartë.
“Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i dytë me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara”, thotë Qeveria. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.