Sot pasdite pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për shkak të gabimeve teknike me printimin e formularëve, por sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj besohet që brenda dy-tre ditësh nis numërimi i votave me kusht.
Ahmetaj theksoi se akoma janë në procesin e përgatitjes së raportit të auditimit në bazë rekomandimeve për KQZ-në, që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rinumërime të tjera.
Ahmetaj theksoi se nga krahasimet që i janë bërë formularëve të rinumëruar nuk është vërejtur ndonjë dallim të votave të subjekteve.
Ndërsa, Ahmetaj shtoi se QNR është në procesin e regjistrimit të votave me kusht, proces që është afër kompletimit, sipas të cilit, besohet që brenda dy-tre ditëve nis numërimi i votave me kusht.
Ndryshe, procesi i zgjedhjeve parlamentare ishte mbajtur më 6 tetor, ku sipas rezultateve preliminare, partia e parë është LVV, e dyta LDK, pasuar nga PDK./kp/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.