Si pasojë e lëndimeve të marra, nëntë ditë më parë ndërroi jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor të këtij viti në Gjakovë.
Vëllai i të ndjerit, Selim Salihi, ia ka kushtuar Dr. Mentorit një poezi të dhimbshme, që kujton vëllain e vogël shumë krenar. Në të njëjtin askident, i vdekur kishte mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.
Poezinë që Selimi e ka shkruar mes lotësh për Mentorin e nis me:
“Sa e errët dita pa ty,
Qohu vlla e m’shiko n’sy.
Thuja vllaut nja dy fjalë,
Shtatin tokës pse ja ke falë”.
Poezia e plotë e Selimit e shkruar për të ndjerin, Dr. Mentor Salihi:
Sa e errët dita pa ty,
Qohu vlla e m’shiko n’sy.
Thuja vllaut nja dy fjalë,
Shtatin tokës pse ja ke falë
Ata sy pse ja dhe qiellit,
Me atë shikim si rreze t’diellit .
Kur e shihje vdekjen në sy,
Cila kang t’bante shoqni,
Cili hero t’binte ndërmend,
Që nga vdekja s’tla me u tremb.
Pa ma thuaj vlla ni fjalë,
Kur i rrije vdekjes përballë,
Për kë në botë ti ndjeje mallë.?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.