Qumështarët e Kosovës nesër më 29 shtator me fillim në ora, 13:00 do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën Garibaldi, pastaj ka Katedralja, tek Menza e Studentëve e deri tek Qeveria e Kosovës.
“Tek Qeveria e Kosovës do të shprehim indinjatën tonë kundrejt qetësisë ndaj vajit të palmës që përveç që po na falimenton neve si qumështarë, është duke e shkatërruar edhe shëndetin e konsumatorit”, ka bërë të ditur Ramadan Memaj nga Këshilli koordinues ndërmjet shoqatave.
Pas protestës, rreth orës 14:00, ata do të mbajmë një konferencë për media për të shpjeguar kërkesat dhe veprimet e mëtutjeshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.