×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni fajëson Kurtin për bisedën e Kusari Lilës me Radoiçiqin: S’e di si ju ka detyruar të bëni marrëveshje me kriminelin

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 13:48

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka fajësuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për bisedat e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila me kryeterroristin, Milan Radoiçiq, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, Quni është shprehur se ndjen dhimbje për Kusari Lilën, duke thënë se është detyruar nga Kurti që të bëjë marrëveshje me Radoiçiqin.

    I drejtohem zonjës Kusari-Lila, seriozisht kam dhimbje për juve. Nuk jeni fajtori kryesor. Fajtori kryesor është lideri juaj, kryeministri Albin Kurti. Nuk e di se si ju ka detyruar të bëni marrëveshje me kriminelin, krijesën e inteligjencës së Serbisë. Kuptojeni se ju për mbretin tuaj në tabelën e shahut nuk jeni mbretëresha e tij as piuni i tij, por me këto kapërcime që bëni nga tabori i tij në taborin e kundërshtarit dhe prapë ktheheni te mbreti kur e ka punën keq, apo e dini se cila figurë e shahut jeni për mbretin tuja. Ju e keni mundësinë të tregoni pak moral, të tregoni se edhe në politikë ka moral. Është mirë të rrëfeheni dhe të kërkoni falje. Me vrap të shkoni në prokurori dhe mos prisni të iu thërrasin”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!