×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Vjosa Osmani ma dha besën se do të qëndrojë në LDK

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 21:13

    Anton Quni e përkrah pa rezervë vendosmërinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që qeverinë e re ta bëjë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.


    Madje, është i gatshëm ta rimarrë postim e ministrit të Mbrojtjes që e ka aktualisht, nëse i besohet edhe më tej.

    Si për veten, Quni nuk e di as për Vjosa Osmanin, nëse do të mbetet në pozitën që e ka, atë të kryeparlamentarës, pas krijimit të qeverisë së re, raporton Klan Kosova.

    Por, pavarësisht mospajtimeve që thotë se i ka pasur me të në bisedat e shpeshta, pas qëndrimeve të kundërta të nënkryetares me partinë, Osmani ia ka dhënë këtij besën për diçka: Se do të qëndrojë në LDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!