×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët djegin kabllot e trafostacionit në Prishtinë, hedhin cigare të ndezura

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 16:39

    Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar trafostacionin në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.


    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një deklaratë për media ka thënë se nga djegia e bërllogut, janë dëmtuar kabllot.

    Sipas tij, falë reagimit të shpejtë të punëtorëve, është evituar djegia e komplet trafostacionit.

    Njoftimi i plotë:

    Kujdes ndaj trafostacioneve

    Përsona tē pakujdesshëm kanë derdhur bërllog tek një trafostacion në Breg të Diellit. E në bazë të vlerësimeve fillestare, persona tjerë të pakujdesshëm gjithashtu kanë pirë cigare aty duke shkaktuar djegien e bërllogut. Nga diegia e bërllogut janë djegur kabllot. Por, falë reagimit të shpejtë të punëtorëve të KEDS’it është evituar diegia e komplet trafostacionit.

    KEDS dënon fuqishëm këto akte dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të mos i shndërrojnë trafostacionet në deponi bërllogu, pasi ato shërbejnë për furnizim me energji elektrike të tyre. Pra, duhet të kujdesen si një aset që u shërben ekskluzivisht atyre. Të njëntën kohë të evitohet çfarëdo djegie apo ndezje e gjërave në afërsi, pasi paraqet rrezik potencial për jetë apo të dëmtimit të pajisjeve që u shërbejnë qytetarëve të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!