×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët mund të vaksinohen edhe të dielave

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 8:40

    Qytetarëve e Kosovës tani e tuej mund të vaksinohen edhe gjatë të dielave.


    Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për shtyp të mbajtur më 3 shtator, ku tha se Qendrat për vaksinim do të jenë të hapura edhe ditëve të diela.

    “Pas shtimit të kapaciteteve në një anë dhe stabilizimit të numrit të vaksinave në dispozicion anën tjetër, duke filluar nga data 12 shtator vaksinimi do të bëhet edhe të dielave“, kishte thënë Vitia.

    Kujtojmë se deri tani numri i vaksinimeve të administruar ka arritur në 1 milion, ku mbi 648 mijë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa mbi 347 mijë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!