Rashit Gashi ka dalur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër zhvillimeve politike në këtë kohë krize shëndetësore.
Ai ka thënë se ka shprehur pakënaqësinë para Kuvendit, duke thënë se pandemia është më e rrezikshme, shkruan Reporteri.net.
“Unë, sapo e kryeva një obligim qytetar! Shpreha paknaqësin time përmes kësaj parulle të cilën e vendosa pran Kuvendit. PANDEMIA më e rrezikshme në Kosovë është POLITIKA. TURP”, ka shkruar ai.
Mirëpo, me këtë veprim ai ka rrezikuar të dënohet, meqë ka shpërfillur vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslëvizje, e cila gjë dënohet nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.
Sidoqoftë, edhe mbrëmë u protestua nga ballkonet me tenxhere lidhur me situatën politike në vend./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.