×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari në karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë: Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregulluar ashensorin

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 10:22

    Tash pesë muaj Garip Sylejmani nuk ka marr përgjigje nga institucionet e shtetit të Kosovës.


    Ai ende vazhdon të shoh jashtë nga katet e larta në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, por nuk mundet të zbres edhe në tokë me karrocën e tij, shkaku që aty nuk punon edhe ashensori.

    Telegrafi kishte intervistuar atë në muajin tetor 2020 dhe zyrtarët nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kishin deklaruar se do të bëjnë një zgjidhje së shpejti por kjo ende nuk është rregulluar.

    Pos Sylejmanit edhe banorët e tjerë të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, të cilët janë me karrocë tash e një kohë kanë mbetur të mbyllur për shkak se nuk ka një ashensor të duhur për ta, pra ashensori është i vogël për të hyrë më karrocën e tij.

    Përkundër premtimeve që kishte bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ashensori nuk është ndërtuar as pas pesë muajsh që Telegrafi ka raportuar për një problem të tillë.

    Garip Sylejmani, banor në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ka thënë për Telegrafin se ende nuk është ndërtuar ky ashensor, dhe se nuk po mund të dalin jashtë.

    “Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregullu ashensorin”, tha Sylejmani.

    70 vjeçari thotë se është shumë i shqetësuar për shkak të këtij problemi dhe kërkon që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë.

    Telegrafi ka telefonuar edhe Udhëheqësin e Departamentit të Politikave Sociale dhe familjare në Ministrin e Mirëqenies, Mentor Morina, i cili kishte premtuar që do të rregullohet ky ashensor, por që nuk është lajmëruar deri tani.

    Morina kishte premtuar që ashensori do të rregullohet në nëntor të vitit 2020, ndërsa edhe pse kanë kaluar dy muaj të vitit 2021, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!