×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Suhareka dënohet me 100 euro pasi gjuajti mbeturina në hapësirë publike

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 11:01

    Një qytetar në fshatin Bukosh të Suharekës është dënuar me 100 euro pasi ka hedhur mbeturina në hapësira publike.


    Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili ka thënë se hapësira ishte pastruar para tre ditësh, ndërsa qytetari më pas ka hedhur bërllogun, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në Bukosh është dënuar me gjobë 100 euro, një qytetar i papërgjegjshëm i cili ka hedhur mbeturina në hapsira publike.

    Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit.

    Kjo hapsirë është pastruar para 3 ditësh, ndërkohë që personi në fjalë ka hedhur mbeturina më pas.

    I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren.

    Bali Muharremaj

    https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/567153470637233

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!