×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari publikon foto të nënës nga Infektivja, ju bën thirrje qytetarëve: Bëni kujdes të shtuar

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 23:58

    Qytetari Nesim Maxhuni, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për gjendjen e nënës së tij e cila është infektuar me coronavirus, e që vazhdon të jetë e shtrirë në Klinikën Infektive për më shumë se tre javë.


    Ai ka publikuar një foto të nënës së tij nga Klinika Infektive, siç thotë për të gjithë ata që kanë dyshime rreth coronavirusit.

    Maxhuni thotë se nëna e tij ka shenja të vogla të përmirësimit, ndërsa bën apel te qytetarët të kenë kujdes të shtuar, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Per ata qe hala kane dyshime…

    KJO FOTO NUK OSHT’ N’ITALI!
    Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv!
    me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp!
    Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid!

    Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume KUJDES!

    Per te gjithe ata qe m’kane shkrujte, nana ka sheja t’vogla t’permiresimit, por shpresa jone osht’ e madhe!

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158797081524255&set=a.10152148392929255&type=3

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!