×
  • Lajme
  • Lajme / 65-vjeçari nga Mitrovica

    Ra në lumin Buna teksa po peshkonte, gjendet pas dy muajsh trupi i 65-vjeçarit nga Kosova

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 12:38

    Trupi i një 65-vjeçari, që u raportua se rrëshqiti në lumin Buna teksa peshkonte para dy muajve, është gjetur i pajetë.

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H.S. 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi, raporton Tch.

    65-vjeçari kishte rënë në lum në dhejtorin e vitit të kaluar, ku edhe një kontigjent i FSK-së ishte nisur për në kërkim të tij.

    Në operacionin e kërkimit ishin angazhuar edhe polumbarët (zhytësit) e RENEA-s./Reporteri.net/

    Një qytetar nga Kosova bie në lumin Buna, nisin kërkimet për gjetjen e tij

    Vazhdon operacioni për gjetjen e kosovarit që ra aksidentalisht në lumin Buna, FSK publikon foto

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!