×
  • Lajme
  • Lajme

    Rada Trajkoviq qe 12 orë po mbahet në Merdarë, Qeveria: E kemi informuar zyrën e BE-së

    Reporteri
    16 Dhjetor 2022 | 9:20

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë që e kanë informuar zyrën e Bashkimit Evropian për rastin e ndalimit të Rada Trajkoviqit, këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete.

    Trajkoviq u ndalua, sipas saj, nga shërbimi sekret i Serbisë, BIA, në pikën kufitare në Merdarë për 12 orë.

    “Me të marrë sot informacionin rreth faktit që këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete mbahet në kufi edhe nuk lejohet lëvizja e saj, përmes zyrës sonë në Beograd kemi ndërmarrë të gjithë hapat zyrtarë për informimin e zyrës së Bashkimit Evropian e cila në njëfarë mënyre është njëfarë garance për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Gërvalla në mbledhjen e sotshme të qeverisë.

    “Fakti që këshilltarja e ministrit mbahet në kufi edhe nuk lejohet lëvizja e saj përmes zyrës sonë në Beograd kemi ndërmarrë të gjithë hapat zyrtarë e cila në njëfarë mënyre është një garance për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës brenda Bashkimit Evropian, shpresojmë që është çështje e një kohe të shkurtër kur zonja Trajkoviq mund të lëvizë”, tha Gërvalla.

    Trajkoviq qe 12 orë po mbahet nga policia serbe, i përkeqësohet gjendja shëndetësore, publikon fotot e policëve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!