×
  • Lajme
  • Lajme

    Radha e Nagavcit, thotë se Thaçi po gabon që po e anashkalon BE-në

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 17:31

    Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është zotuar se qeveria Kurti, nuk është e interesuar dhe nuk lejon që të prishen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me asnjë shtet tjetër aleat të Kosovës.


    Në një bisedë për Gazeta Blic, Nagavci ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur politika që kanë rënë ndesh me interesat e aleatëve tanë.

    “Kryeministri Kurti në qëndrimin e tij që tashmë e ka bërë publik, e ka treguar vullnetin e tij të mirë që ta heq taksën dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet dhe që t’i jap kohë Serbisë që të kuptojë dhe të ndal fushatën për çnjohje të Kosovës.

    “Fokusimi i qeverisë ashtu si për çdo qytetar janë të rëndësishme ruajtja e raporteve të mira me secilin partner strategjik. Por, njëkohësisht ne duhet të japim maksimumin tonë që të ruajmë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Shteti jonë asnjëherë nuk ka pasur politika që bien ndesh me interesat dhe politikat e partnerëve tonë”, ka thënë Nagavci.

    Duke iu përgjigjur deklaratës së Skender Hysenit pas takimit me Richard Grenell, Nagavci ka thënë se nuk duhet të bëhet askush pre e gabimeve të presidentit Thaçi, që po dëshiron të tërhiqet vëmendja nga ana e Bashkimit Evropian dhe fokusimi vetëm të ShBA-ja.

    Nagavci ka thënë se Qeveria Kurti, është e interesuar që të kenë raporte të mira edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Bashkimin Evropian.

    “Edhe ne nuk do të lejojmë që të prishen raportet. Ajo që është e rëndësishme është që duhet të kemi parasysh që mos të biemi pre e gabimeve të presidentit të vendit, duke tërhjekur vëmendjen nga BE dhe duke na dërguar vec te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për neve janë të rëndëishme të dyja dhe duhet të kemi bashkpunim edhe me SHBA-në por edhe me BE-në“, ka thënë Nagavci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!