×
  • Lajme
  • Lajme

    Radhë të gjata te fabrika më e madhe e miellit në Kosovë, ndërhynë policia për mbajtje të rendit

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 14:10

    Në fabrikën më të madhe të miellit në Kosovë që gjendet në Rahovec, është dashur që të ndërhyjë Policia për të mbajtur rendin.


    Krejt kjo pasi kolona e pritjes për të marrë miell është bërë disa kilometra dhe qytetarët janë të panikuar, shkruan Reporteri.net.

    Sipas dëshimtarit që ka dërguar videon tek Reporteri, qytetarët kanë pasur problem mes vete për shkak të ruajtjes së rendit.

    E lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka dalë edhe në vendin e ngjarjes.

    Ai u ka thënë qytetarëve që të mos bëjnë panikë pasi, sic potencon ai, ka mjaftueshëm rezerva të miellit.

    “Pas rritjes së panikut jo real të qytetarëve mbi mungesën e produkteve të grurit (miellit), kam vizituar sot ndërmarrjet “M-Sillosi” në Xërxe, “Vetoni” në Rahovec dhe “Burimi” në Çifllak, për t’u informuar me gjendjen reale të kapaciteteve prodhuese në këto ndërmarrje. Nga menaxhmentet e tri ndërrmarrjeve: “M-Sillosi”, Vetoni” dhe “Burimi”, mora konfirmimin dhe garancinë që të tri këto ndërrmarrje kanë kapacitete të mjaftueshme të furnizimit për t’i përmbushur kërkesat e qytetarëve”, ka thënë Latifi.

    Ndryshe, në të gjitha fabrikat e miellit në Kosovë janë krijuar pritje të gjata që prej 12 marsit, kur Qeveria e Kosovës nisi me disa masa./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!