Vazhdojnë të jenë të larta shifrat ditore të infeksioneve me coronavirus në Kosovë si dhe numri i të vdekurve të prekur nga ky virus.
2,541 raste të reja janë shënuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit dhe 14 raste të vdekjeve.
Kryeqyteti ka numrin më të madh të infeksioneve të reja ditore (453 raste), i pasuar nga qytetet e mëdha Prizren (276), Pejë (186), Gjilan (166) etj.
Vlen për t’u theksuar se një numër i madh i të prekurve gjatë kësaj periudhe i përkasin moshave shkollore.
250 të infektuar janë nga grupmosha 10-19 vjeç, derisa 52 të infektuar janë të grupmoshës 0-9 vjeç.
Nga 14 rastet e vdekjeve të shënuara gjatë 24 orëve të fundit, 4 prej tyre janë nga Komuna e Rahovecit.
Ndërkohë nga dy viktima janë shënuar në Prizren e Gjilan.
Të dhënat e detajuara për rastet me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit i gjeni në këtë vegëz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.