×
  • Lajme
  • Rajon

    20 vjet nga fillimi i gjykimit: Pamje që tregojnë si e mbajtën amerikanët Millosheviqin para nisjes për në Hagë

    Reporteri
    12 Shkurt 2022 | 7:30

    Sot bëhen 20 vjet që nga fillimi i gjykimit kundër ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

    Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt të vitit 2004.

    Millosheviq, i cili njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor të vitit 2001, është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë, ai u akuzua për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

     

    Millosheviq ishte arrestuar në Beograd, më 1 prill të vitit 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

    Më 11 mars të vitit 2006, në ora 09:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.

    Kronika në vijim, e përgatitur dy vjet më parë, sjell detaje se si ishte mbajtur Millosheviqi nga hetuesit amerikanë para dërgimit për në Hagë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!