×
  • Lajme
  • Rajon

    21-vjeçari vret nënën, babanë dhe në fund gjyshin

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 14:07

    Një 21-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë mbrëmë në Çaçak të Serbisë, duke vrarë nënën, babanë dhe gjyshin e tij.

    Tragjedia ka ndodhur në vendbanimin e Atenicës, ndërsa 21-vjeçar i dyshuar për vrasjen e nënës, babait dhe gjyshit të tij është arrestuar në vendbanimin Obrez, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

    Fqinjët dhe qytetarët e Çaçakut janë të shokuar nga krimi në këtë rajon. Sipas raportimeve tragjedia familjare ka ndodhur mbrëmë mes orës 21:00 dhe 22:00. 21-vjeçari Ilija, siç mësohet, fillimisht ka ulur roletat e xhamave, e më pas ka therur familjarët dhe pastaj është larguar nga shtëpia.

    Vëllai i Ilijas gjeti tre anëtarët e familjes në gjendje të pajetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!