×
  • Lajme
  • Rajon / Zgjedhjet në RMV

    48.46% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 21:20

    Komisioni shtetëror zgjedhor ka njoftuar se dalja e përgjithshme në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut është 48.46%, 6.79% më shumë se në zgjedhjet e kaluara presidenciale.

    Në Maqedoni të Veriut, tashmë janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale

    Në këto zgjedhje kanë garuar 7 kandidatë prej të cilëve 2 kandidatë shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

    Dalin rezultatet e para në Maqedoninë e Veriut, prin Pendarovski, Osmani mijëra vota para Taravarit

    Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kishin 1.814.317 votues.

    Në garën për kreun e shtetit kanë garuar shtatë kandidatë, në mesin e të cilëve edhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili ishte propozuar nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).

    Opozita maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, në zgjedhje mori pjesë me Gordana Siljanovska-Davkovën, e cila garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019.

    Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garoi me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme.

    Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

    Pjesë e garës zgjedhore ishin edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

    BDI nis festën, Osmani i treti në nivel vendi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!