×
  • Lajme
  • Rajon

    50 vjet që nga “Marrëveshja Bazë” mes Dy Gjermanive tashmë e ingranuar edhe në planin franko-gjerman –  Çfarë thoshte ajo?

    Reporteri
    21 Dhjetor 2022 | 14:09

    Zgjidhja e cila kohëve të fundit po propozohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në modelin e Dy Gjermanive, e quajtur “Marrëveshja Bazë” kishte ndodhur sot para 50 viteve, më 21 dhjetor 1972, mes Gjermanisë Lindore komuniste dhe Gjermanisë Perëndimore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në atë dokument përcaktohej që të Dy Gjermanitë përkushtohen për marrëdhënie normale, fqinjësore të ndërtuara mbi parime të barazisë. Të dyja palët pajtoheshin të hiqnin dorë nga përdorimi i forcës në marrëdhëniet e ndërsjella. Shkëmbyen ambasadorë, të cilët s’lejohej të quheshin të tillë derisa i quanin “përfaqësues të përkohshëm”.

    Parimet e asaj marrëveshjes ishin asisoji që palët hiqnin dorë nga kërkesat maksimale, sepse edhe nuk ishin realisht të përforcueshme në praktikë. Por, nga një parim s’hiqej dorë. Zgjidhje pragamtike për problemet ekzistuese.

    Traktati Bazë që u bë më 1972 mes Republikës Federale Gjermane (FRG) dhe Republikës Demokratike të Gjermanisë (GDR), përkatësisht Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, megjithatë ishte një marrëveshje merr-jep, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Provizionet e traktatit i jepnin GDR-së pak a shumë atë që kërkonte.

    Në nenin 1, dy shtetet gjermane zotoheshin të zhvillonin “marrëdhënie të mira ndërfqinjësore mbi bazën e të drejatave të barabarta”.

    Në nenin 2, ata pajtoheshin të udhëzoheshin nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.

    Sipas nenit 3, ata e obligonin njëra tjetrën për të zgjidhur çështjet e diskutueshme pa përdorimin e forcës dhe të riafirmonin pashkelshmërinë e kufijve që ekzistonin mes tyre.

    Në nenin 4 dhe 6, ata pranonin se asnjëra nga shtetet nuk mund të përfaqësonte njëra-jetrin në nivelin ndërkombëtar dhe secili të vepronte vetëm brenda juridiksionit territorialtë tyre, si dhe ndërmerrnin zotimin për të respektuar pavarësinë dhe autonominë e njëri tjetrit në çështje të brendshme dhe të jashtme.

    Në nenin 7, dy palët deklaronin “gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënie”, dhe premtonin konkludim të një grumbulli marrëveshjes pasuese, inter alia, në fushën e marrëdhënieve ekonomike, shkencës dhe teknologjisë, trafikut, marrëdhëniet jurifike, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit dhe mbrojtjes mjedisore, shkruan Reporteri.

    Brenda këtyre dy provizioneve, FRG-ja dukej se në shikim të parë “jepte” deri në masën e një “dhënie të krejtësishme” të pozicioneve të saj paraprake legale mbi GDR-në.

    Por “marrja mbprapsht” niste që nga preambula kur palët deklaronin se që të dyja nisnin “nga fakti historik dhe pa paragjykim ndaj pikëpamjeve të ndryshme të Republikës Federale Gjermane dhe Republikës Demokratike Gjermane në çështje bazike, përfshirë çështjen kombëtare”.

    Neni i 9-të i Traktatit Bazë shkonte poashtu në këtë drejtim, duke siguruar se “nuk afekton traktatet dhe marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale tani më të konkluduara nga ta [dy shtetet gjermane] ose që kanë lidhje me ta”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!