×
  • Lajme
  • Rajon

    Abazoviç në takim me Milorad Dodik?

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 16:51

    Një fotografi është publikuar dje ku shihet në takim i ish-kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç me kryetarin e Republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, që njëherit është edhe në listën e zezë të ShBA-së.

    Kjo fotografi që ende duket e pakonfirmuar është shpërndarë nga drejtuesi i Fakultetit të Arteve Liberale dhe Shkencës, Ljubomir Filipoviç.

    ‘’ I nderuar deputeti Dritan Abazoviç që kur e keni këtë foto me këta njerëz të mrekullueshëm?’’, ka qenë komenti i profesorit Filipoviç.

    Foton nga takimi i Abazoviçit me Dodikun e ka publikuar edhe studiuesi i shkencave politike, njohësi i çështjeve të rajonit dhe njëkohësisht korespodent i Aljazeera për Ballkanin, Jasmin Mujanoviç.

    Nuk kemi parë ende ndonjë demant të këtij takimi të çuditshëm të ish-kryeministrit me nacionalitet shqiptar me njërin ndër personat më të urryer të perëndimit dhe nga më të afërmit e presidentit rus Vladimir Putin.

    Foton nga takimi i Abazoviçit me Dodikun e ka publikuar edhe studiuesi i shkencave politike, njohësi i çështjeve të rajonit dhe njëkohësisht korespodent i Aljazeera për Ballkanin, Jasmin Mujanoviç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!